Komanda e Forcave Detare të Shqipërisë, me seli në Plepa të Durrësit, nuk ka bërë njoftim për shtyp, në menunë e sajtit të Ministrisë së Mbrojtjes, rubrika e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku janë dhe Forcat Detare, ka qenë e bllokuar më 17 gusht 2013
DURRËS, 17 gusht 2013 – Anija fregatë e SHBA-ve Samuel B. Roberts mbërriti më 16 tetor 2013 në Durrës për një vizitë portuale. Anija e pajisur me raketa është pjesë e Forcave Detare amerikane për Evropën dhe Afrikën. Sipas komandës së saj, ajo po kryen këtë vizitë në Shqipëri si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar partneritete detare globale me vendet evropiane, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë rajonale, ka njoftuar “Zëri i Ameriëks”.
Imami injoron
Bie në sy fakti që komanda e Forcave Detare të Shqipërisë, me seli në Plepa të Durrësit, nuk ka bërë njoftim për shtyp sikundër është vepruar në raste të tjera. Në menunë e sajtit të Ministrisë së Mbrojtjes, rubrika e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku janë dhe Forcat Detare, ka qenë e bllokuar më 17 gusht 2013. Lajmi i fundit i ministrit të Mbrojtjes Arben Imami është i 26 korrikut 2013, kur ai u takua me shefin e Shtabit të Mbrojtjes të Republikës së Italisë, admiralin Luigi Binelli Mantelli. Ndonëse është thënë se do të jepen informacione për stërvitjen e përbashkët detare shqiptare-britanike “Albanian Lion 2013”, asgjë nuk ka funksionuar. Nuk ka asnjë burim zyrtar informimi. Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me ndonjë neglizhencë apo është urdhër zyrtar, pas konfliktit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi me kryeministrin Sali Berisha për SHQUP-in. Berisha ka kërcënuar me trazira qeverinë e re në shtator nëse anulon vendimin për kalimin e SHQUP-it si seli të PD-së. Vizita e papritur e fregatës amerikane dhe stërvitja e planifikuar detare me Britaninë ishtojnë misterin e zhvillimeve të ardhshme në Shqipëri.
Informojnë fregata dhe Olldashi
Nëse Imami injoron, informojnë amerikanët. Gjatë qëndrimit në Durrës, marinarët do të kenë mundësinë të përjetojnë kulturën e vendit dhe të kryejnë një projekt shërbimi komunitar në një strehë fëmijësh. “Ne po presim me padurim të vizitojmë këtë qytet të bukur dhe të forcojmë marrëdhëniet tona me partnerët shqiptarë”, tha komandantja Erica L. Hoffmann, oficere drejtuese e anijes Samuel B. Roberts. “Kjo vizitë portuale përfaqëson një pushim të shumëpritur për ekuipazhin tonë dhe një mundësi për të parë personalisht diversitetin unik të Evropës.” Aktivitete shtesë përfshijnë një tur në anije për udhëheqës të lartë të forcave të mbrojtjes shqiptare dhe takime me zyrtarë vendor. Njoftimet nga komanda e anijes bëjnë të ditur se gjatë qëndrimit në Durrës, marinarët do të përjetojnë kulturën vendore e vendit dhe të kryejnë shërbime komunitar në një strehë fëmijësh. Anija do të mirëpresë në udhëheqës të lartë të ushtrisë shqiptare dhe zyrtarë vendorë. Fregata Samuel B. Robertsështë angazhuar si pjesë e Forcave Detare për Evropën dhe Afrikën për të mbështetur operacione të sigurisë detare dhe për të zbatuar përpjekje bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
Imami injoron, por jo enti në varësi të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi. Kapitaneria shqiptare e Portit të Durrësit bëri të ditur se fregata po qëndron në radë, për shkak se zhytja e saj prej 11 metrash nuk e lejon hyrjen në portin më të madh shqiptar, i cili e ka thellësinë maksimale deri në 8,5 metra. Anija ushtarake, pjesë e Flotës së 6 të SHBA, pritet të qëndrojë pranë Durrësit deri të hënën.
Stakimi i AIS
Është e natyrshme që luftanija amerikane i mban sekret koordinatat e vendndodhjes së saj në radën e portit të Durrësit, përderisa sajti marinetraffic.com nuk e pasqyron pozicionin e fregatës Samuel B. Roberts në trafikun e orës 15:25 të 17 gushtit 2013. Kjo dhe për faktin se AIS-i (sistemi i identifikimit automatik) është i stakuar. Në këtë kohë në akuatoriumin e portit ndodheshin anija tregtare britanike 55 mijë-tonësh Aquitaniaqë ngarkon hekur-nikel, si dhe mjetet lundruese Lissus dhe Iliria. Në radë prisnin dy anijet që do të ngarkojnë çimento Princess Maria dhe Sea Star, si dhe Kneo.
Info
Është ndërtuar në kantierin Bath Iron Works. Ka përfunduar më 21 maj 1984; është lëshuar në ujë më 8 dhjetor 1984; hyri në shfrytëzim më 12 prill 1986; është regjistruar në portin Mayport, Florida; ka si moto: “Nuk ka mbi nderin”. Ka këto karakteristika të përgjithshme: fregatë e klasit Oliver Hazard Perry; zhvendosja e ujit 4200 tonë, me ngarkesë të plotë; gjatësia 138 m gjithsej; gjerësia 14 m; zhytja 6,7 m; shpejtësia mbi 29 nyja (54 km/orë); diapazoni 9 300 km me shpejtësi 33 km/orë. Ekuipazhi: 15 oficerë dhe 190 marinarë, plus personeli i dy helikopterëve Sikorsky (SH-60 LAMPS) prej rreth gjashtë oficerë pilotë dhe 15 shoqërues. Është e pajisur me teknologji moderne luftimi, armatim me raketa, silurë, radarë etj.
Përvoja
Në janar 1988, u drejtua në Gjirin Persik për të marrë pjesë në operacione gjatë luftës Iran-Irak. Më 14 prill u godit nga një minë detare në Gjirin Persik. Mina hapi një vrimë 5 m, përmbyti motorët dhe dy turbinat me gaz. Shpërthimi bëri dëmtime strukturore. Ekuipazhi luftoi me zjarrin dhe përmbytjet për pesë orë dhe shpëtoi anijen. Më 27 qershor 1988 u imbarkua në transportues dhe u dërgua për riparime. Pas 13 muajve, u kthye në shërbim me një ceremoni 16 tetor 1989. Në vitin 1990 mori pjesë në operacionet Stuhia e Shkretëtirës dheDesert Shield. Fregata ka vepruar si pjesë e Forcës Detare të Detit të Kuq, në një forcë ndërkombëtare të anijeve për sanksionet e OKB kundër Irakut. Marinarët e fregatës kanë kontrolluar më shumë se 100 anije tregtare në përpjekjet për të parandaluar dërgesa mallrash për në ose nga Iraku. Më 28 mars 1991, u kthye në Newport.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





