TIRANË, 16 gusht 2013 – Lëkundjet e tokës nuk i ndahen përroit të Zaranikës, që në kohë shirash “terrorizon” me ujërat e saj gjithë qytetin e Elbasanit. Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se ka regjistruar më 16 gusht 2013, ora 5:21:49 GMT ose ora 7:21:49 (koha e Shqipërisë) një tërmet me forcë M=2.1, epiqendër në thellësinë 10 km, 5 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Elbasanit në koordinatat 41.14°N, 20.06°E (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Bie në sy se brenda 10 ditësh në afërsi të njëri tjetrit janë lokalizuar tri ngjarje tektonike në brigjet e përroit të tmerrshëm të Zaranikës (shih foton kryesore dhe hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





