16 gusht 2013- Ilir Meta nuk ka dyshim, pavarësisht dorëheqjes, kryetari i demokratëve mbetet Sali Berisha. Gjatë një interviste me Mirela Milorin në studion e “ABC News”, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim e quajti si pjesë normale të jetës politike marrëdhënien e tij herë-herë konfliktuale me aleatin Edi Rama. Gjatë punës në drejtimin e Kuvendit të ardhshëm thotë se do të drejtohet nga fryma e gjithëpërfshirjes. Por Ilir Meta fton Partinë Demokratike që të mos kompleksohet nga numrat dhe të ofrojë një opozitë të standardeve europiane, përndryshe rrezikon defaktorizimin. Qeverisja me PS-në sipas Ilir Metës do të jetë pragmatiste dhe do të synojë zgjidhjen e problemeve. Ndryshimi do të ndjehet që vitin e parë, thotë kreu I LSI-së, ndërsa shton se nuk duhen pritur cudira brenda natës.
Ilir Meta në “ABC News”: Kreu i demokratëve mbetet Berisha
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness
Dy persona morën plagë në kokë pas sherrit për zhurmat e fëmijëve, arrestohen dy vëllezërit
Përmbytja dhe rrëshqitja masive në Nepal, rëndohet bilanci nga katastrofa, rreth 750 të vdekur dhe mijëra të zhdukur
Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë me fëmijën e tyre në të njëjtin shtrat





