KORÇE , 15 gusht 2013 -Birra Korça" feston ditëlindjen e 85-të, mijëra turistë shijojnë birrën në shesh. Festa e birrës në Korçë, tashmë e afirmuar si festa më e madhe në Shqipëri, ka startuar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin juglindor. E motivuar nga birra e parë shqiptare, festa e birrës në Korçë vjen në edicionin e 7-të e shumëfishuar në të gjithë komponentët e saj. Një vëmendje të veçantë organizatorët i kanë kushtuar dekorimit të ambientit të festës, ndërsa kanë shtuar në maksimum edhe kapacitetin e tavolinave dhe stolave që vihen në dispozicion të qytetarëve, të cilët kanë kaluar pritshmëritë që në natën e parë të festës së birrës.
Në një mbrëmje gala, ka qenë kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi dhe ambasadori i ri gjerman i akredituar në Tiranë, Hellmut Hoffmann, të cilët kanë celebruar dhe hapjen zyrtare të festës, duke bërë 'gëzuar' me birrën e parë shqiptare, "Birra Korça". Më pas turistë vendas dhe të huaj janë dyndur në tendat e "Birrës Korça", duke shijuar pa limit birrën e qytetit, e cila, si askush tjetër ka ditur të shkruajë historinë në Shqipëri. "Birra Korça", me promovimin e birrës më të re, të prodhuar enkas për këtë festë, ka mahnitur turistët, të cilët kanë konsumuar gota pa fund të birrës. Siç edhe ishte parashikuar, përsosja e cilësisë së "Birrës Korça" ka qenë një garanci më tepër për të korrur sukses dhe për të qenë një lider i padiskutueshëm në festë. Kryebashkiaku Peleshi ka vlerësuar birrën e parë shqiptare si birrën më të mirë në Shqipëri. Gjithashtu, Peleshi ka përgëzuar edhe investitorin e birrës së parë shqiptare për investimin kolosal në qytetin e Korçës, si një vlerë historike dhe kulturore për këtë qytet. "Birra Korça, nuk është vetëm birra e qytetit, ajo është një markë kombëtare. Ne i kemi të gjitha mundësitë që kjo birrë të çajë tashmë tregjet ndërkombëtare. Unë dua të përgëzoj pasionin e investitorit të 'Birrës Korça', mikun tim Irfan Hysenbelliu, i cili ka investuar shumë dashuri në këtë qytet dhe në fabrikën historike, por edhe shumë para për hir të së vërtetës. Pa dyshim që 'Birra Korça' është një birrë e shkëlqyer dhe e preferuar për të gjithë", – tha Niko Peleshi.
"Birra Korça" dhe serenatat, të shkrira në një, kanë shoqëruar mbrëmjen e parë të festës në qytetin juglindor, ndërsa nuk kanë munguar edhe surprizat e shumta. Festa ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku nuk ka munguar edhe një show festiv. Emra të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj janë ngjitur në skenën e hapur në natyrë në ambientet e parkut "Rinia", ndërsa së paku 20 mijë vizitorë janë bërë pjesë e festës.
Ambasadori Hoffmann: "Birra Korça" është e shkëlqyer, konkurron birrat gjermane
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffmann e ka vlerësuar maksimalisht "Birrën Korça". Ai u shpreh se "provova 'Birrën Korça', e cila është e shkëlqyer. Sapo mbërrita në Tiranë më ofruan një 'Birra Korça', dhe unë ndjeva se ajo ishte gati e njëjtë me birrat gjermane. Ishte e shkëlqyer në cilësi, kam mbetur i mahnitur. Tani 'Birra Korça' është pjesë e menysë sime të përditshme. Edhe familja ime e pëlqeu shumë, madje vajza ime ka marrë dy shishe në Berlin. Është thjesht e mrekullueshme 'Birra Korça'. Ajo mund të konkurrojë denjësisht edhe birrat gjermane. 'Birra Korça', gëzuar ditëlindjen!" Pjesë e festës është bërë edhe presidenti i "Birrës Korça", Irfan Hysenbelliu, i cili është shprehur i emocionuar teksa ka parë mijëra turistë vendas dhe të huaj që shijonin "Birrën Korça". Hysenbelliu pohoi se krahas investimeve në fabrikë, "Birra Korça" synon të jetë një investim gjithnjë në rritje, për të sjellë në treg një produkt sa tradicional, aq edhe elitar.
/GazetaShqiptare/
Nis festa e birrës, Hoffmann: “Birra Korça” konkurron gjermanet
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dorëhiqet zv/kryetarja e KB Durrës
Incidentet në Kuvend, “Etika” përjashton me 30 ditë 6 deputetë të PD-së
Shënon golin e barazimit dramatik por festimi i sulmuesit shkon tmerrësisht keq
Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 48-vjeçari në Durrës





