TIRANË, 15 gusht 2013 – Tërmet i lehtë në orët e vona të pasdites së 15 gushtit 2013, në malin e Moravës, mbi fshatrat bri qytetit të Korçës, midis Mborjes dhe Drenovës. Departamenti i Sizmologjisë i Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Universitetin publik Politeknik të Tiranës ka regjistruar lëkundje të lehta toka me maginutudë M=3.3, me epiqendër të “cekët”: 2 km. Ngjarja tektonike ka ndodhur në orën 15:49:43 (GMT) ose 17:49:43 (koha verore e Shqipërisë) në fshatin Drenovë të Korçës në koordinatat 40.58°V, 20.82°L (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Nisur nga eksplorimi me google earth, “Dyrrah”-u zbulon se lëkundjet e tokës kanë ndodhur prapa malit të Moravës, në lartësinë mbi 1 350 metra (shih foton kryesore dhe hartën nr. 2, shigjeta e gjelbër), në pyllin me pisha dhe lajthi, mbi ish-minierën e qymyrgurit të Mborje-Drenovës, në rrethina të qytetit të Korçës.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/