15 gusht 2013- Kandidati i ri i PS per kreun e Bashkisë së Korçës do te jete Sotiraq Filo.Niko Pelshi prej shtatorit do të mbajë postin e zv.kryeministrit të Shqipërisë, kështu që PS do të kandidojë Sotiraq Filon për të zëvendësuar atë.Partia Demokratike nuk ka dale akoma me nje emer kandidati per kete bashki.Niko Peleshi është i pari kryetar bashkie qe emërohet zv/kryeministër. Në momentin e betimit në detyrën e re, ai duhet të japë dorëheqjen nga funksionet që ka në pushtetin vendor, duke iu referuar nenit 95 dhe 103 të Kushtetutës. Është Presidenti i Republikës, i cili me pas duhet të shpallë datën e zgjedhjeve duke u bazuar në nenin 103 pika 3 për qeverisjen vendore.Dorëheqja pak para mbledhjes së Parlamentit të ri që do zyrtarizojë kabinetin qeveritar do të thotë se në tetor mund te jetë muaji kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme në Korçë për kryetarin e ri të bashkisë.