Britanikët, hekur-nikel në Durrës, lojë ushtarake në Vlorë

DURRËS, 15 gusht 2013 – Ndërsa në plazh është piku i plazhit dhe për shkak të temperaturës së lartë prej 32 gradësh (me një mëngjes me re, që u shpërndanë), në portin tregtar më të madh të vendit vazhdon puna (shih hartën e trafikut në portin e Durrësit, datë 15 gusht ora 14:00, koha e Shqipërisë). Për më tepër, ka një ngjarje të pazakontë: në kalatën 11 (terminali lindor) po ngarkohet një anije gjigante me 55 mijë tonë hekur-nikeli për eksport. Gjermanët e kompanisë EMS APO po përpunojnë anijen britanike Aquitania (shih foton), prodhim i vitit 2006, që është bregëzuar më 13 gusht 2013, ora 11:20 (GMT) ose 13:20 (koha e Shqipërisë). Ka një përkim interesant, ndërsa Aquitania e British Marine merret me mineralet, në Vlorë tri anije luftarake tëRoyal Navy po merren me një stërvitje ushtarake me forcat detare shqiptare. Ndërkohë në radë janë dhe dy anije të tjera që do të ngarkojnë çimento për eksport në kalatën 2b:Sea Star, bregëzuar më 14 gusht për 5 200 tonë çimento dhe Princess Maria, bregëzuar më 15 gusht për 5 700 tonë të tjerë. Kështu, Shqipëria nëpërmjet portit të Durrësit eksporton 55 000 tonë hekur-nikel dhe 10 900 tonë çimento me paleta. Në kalatën nr. 1 anija Kastor shkarkon 3 300 tonë superfosfat importi, të cilin deri në mesin e viteve 1990 e prodhonim në Laç. Ndërsa anija Samanyol e bregëzuar qysh më 4 gusht do të ngarkojë 22 copë kontejnerë. Në portin e karburanteve në veri të Durrësit, në Romano Port, po shkarkohet vetëm një tanker karburanti (shih foton satelitore pika e kuqe, ora 13:51, koha e Shqipërisë).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/