DURRËS, 15 gusht 2013 – Durrësi ka një plazh fotozhenik, romantik, të bukur. Ky është përcaktimi i shumë shkrimeve për destinacionet turistike, të botuara në botë, që nga Italia deri në… Mauritani. Fotografitë e agjencisë së famshme telegrafike britanikeReuters nga plazhi i Durrësit janë ribotuar në medie të ndryshme ndërkombëtare. Në foton kryesore të datës 13 gusht jepet një pamje me mbingarkesë në plazhin kryesor, gjë që ka habitur edhe ndonjë medie shqiptare të shkruar që nuk i pëlqen t’i bëhet reklamë botërore Durrësit, kur reklamën ia bën dhe e përditshmja prestigjioze italianeLa Repubblica. Po ashtu kanë pasur “like” fotot me perëndim dielli mbi Durrës, një i ri që kërcen në rërë, peshkatar në muzg, babë e bir. “Dyrrah”-u po boton këto foto të marra nga sajte të huaja dhe që kanë fiksuar momente më 13 gusht 2013.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





