14 gusht 2013-Bledi Ruci i dënuar për vrasje, dikur futbollist i Bistricës, i paraburgosur në qytetin e Sarandës prej disa ditësh ka marrë një infeksion i cili i ka shkaktuar një paralizë të pjesshme. Familjarët e 28 vjeçarit akuzojnë drejtorin e paraburgimit të Sarandës për këtë gjendje të djalit.Nëna e tij thotë se prej 1 jave djali ishte ankuar, por asnjë prej drejtuesve të paraburgimit nuk ishte përgjigjur për ta çuar për të kryer vizitat përkatëse. Sot ai ndodhet në spitalin e burgut në Tiranë, në gjendje të rëndë.  Ajo kërkon që drejtori i paraburgimit të paguajë shpenzimet, pasi ajo nuk ka mundësi sepse është e papunë, dhe sipas saj, drejtori gjithashtu të mbajë përgjegjësi ligjore.“Dua ndihmë nga shteti tani. Ata që e bërën kështu, personi që e bëri, ai përfaqëson shtetin atje ku është, drejtori i paraburgimit të mbajë përgjegjësi. Unë dua që djali të më shërohet, të vi unë të paguaj të tëra shpenzimet, ne jemi pa punë të tërë, babai u ka vdekur. Të gjejë mënyrën të ma shërojnë djalin. Të mbajë përgjegjësi ligjore", u shpreh nëna.  Familja Ruci shprehet që këtë ankesë do ta paraqesë edhe pranë Avokatit të Popullit.