Përveç Sukthit, PD dhe Aleanca për Ndryshim ka rezultuar forcë e parë politike në Katundin e Ri. E vetmja njësi administrative që 4 vite më parë rezultoi blu, edhe në këto zgjedhje Katundi i Ri nuk i ka zhgënjyer demokratët.

Madje fitorja ka qenë e thellë me një diferencë prej rreth 1000 vota.

PD ka mbledhur 2878 vota ose 57.47%, PS ka mbledhur 1875 vota ose 37.44% dhe LSI 177 vota ose 3.53%.

Pas humbjes së thellë në 3 KZAZ e qytetit, PD rezultoi me humbje edhe në KZAZ nr.21 që mbledh kutitë e votimit të zonave rurale.

Të qënit forcë e parë në Sukth dhe Katund të Ri, nuk u mundësoi demokratëve që të ishin në avantazh ndaj socialistëve në këtë KZAZ pasi në Ishëm, Manzë dhe Rrashbull PS fitoi ndaj PD.

Në përfundim të procesit të numërimit, PS mori 8 mandate, ndërsa PD mori 6 mandate.