DURRËS, 31 korrik 2013 – Dy “Big”-ët e portit të Durrësit, kompania gjermane EMS APO (me agjencinë detare Gala) e terminalit lindor dhe shoqëria turke Kurum (me agjencinë Durrës-Kurum) e terminalit të kontejnerëve u duhet të bëjnë biznes për përpunimin e anijeve të transportit. Kështu, sipas raportit ditor të dispeçerisë së Autoritetit Portual Durrës për datën 31 korrik 2013 (përditësimi i fundit ora 10:40), dy anije të agjencisë detare gjermano-shqiptare Gala, anija Medontario që parashikohet të vijë në Durrës nga Venecia me 75 copë kontejnerë më 1 gusht 2013 dhe Michigan Trader, që vjen nga porti izraelit Ashdod më 2 gusht me 227 copë kontejnerë, do të bregëzohen në kalatën 6 të terminalit “turk”. Kurse anija Shoksha e agjencisë turke Durrës-Kurum me 4 783 tonë qymyr rus rinfuso nga porti lumor-detar i Rostovit-mbi-Don, që parashikohet të mbërrijë më 4 gusht 2013, do të përpunohet në kalatën 11 të terminalit “gjerman”.

Info

Në port, më 31 korrik 2013 po përpunoheshin 4 anije: dy me mallra eksporti dhe dy importi. Anija Demetrios B po ngarkon 5 100 tonë çimento në kalatën 10 dhe Silver Sand 2 600 tonë krom në kalatën 11, nga mjetet dhe punëtorët e koncesionarit gjerman EMS APO në terminalin lindor. Në kalatën 6 po shkarkohet anija Pagola me 75 copë kontejnerë të Pelikan-it nga Kurum-i, në kalatën 5B po shkarkohen 2500 tonë lidhje hekuri nga Egnatia 1 për llogari të agjencisë Reimar. Në radë nuk ka pasur asnjë anije. Priten të mbërrijnë 4 anije: MedontarioMichigan TraderShoksha, që u përmendën më sipër dhe më 31 korrik anija Frojdi III (flamur shqiptar) me 1 780 tonë grurë, që do të shkarkohet nga ASC për llogari të agjencisë Albion.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/