31 korrik 2013 – Kabineti i ri qeveritar i prezantuar nga Edi Rama, është ironizuar sot nga kryeministri ende në detyrë Sali Berisha. Kryeministri foli nga mbledhja e qeverisë, gjatë kohës kur Rama bënte prezantimin e qeverisë.   “Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste”- i është drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.  “Nuk më takon mua të komentoj kabinetin e ri, ai flet vetë”- ka thëne Berisha, duke shtuar se në vend të Bodes ulet Cimi. Duke pasur parasysh, Shkëlqim Canin.   E vetmja gjë që ka përgëzuar Berisha, është vetëm prania e pjesëmarrjes së grave në qeverisje. “Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shih e shkruaj”.        

(Sot news)