DURRËS, 30 gusht 2013 – Qyteti bregdetar do t’u shpëtojë temperaturave “afrikane” të rangut 28-40 gradë. E marta, 30 korrik 2013, shënoi në mesditë temperaturën më të lartë prej 33 gradë celsius me një qiell pjesërisht të mbuluar me re, ndërkohë që temperatura më e ulët gjatë natës dhe paradites ishte 21 gradë. Duke filluar të mërkurën dhe të ënjten sajtet e huaja meteorologjike parashikojnë që temperatura më e lartë të rritet me një gradë, shkon 34, kurse ajo minimale ulet deri në 18 gradë të enjten. Nga e premtja deri të hënën e ardhshme temperaturat maksimale do të fiksohen në 35, kurse ato të ulëtat deri në 18 gradë. Kështu, shpresohet që Durrësi të mos jetë nën të nxehtin afrikan prej 40 gradësh, sikurse është parathënë nga meteorologët shqiptarë. Kurse në qiell do të kalojnë gjatë këtyre ditëve re të lehta dhe nuk përjashtohet që të dielën dhe të hënën e ardhshme të ketë ndonjë shi të lehtë në rrethinat e qytetit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





