DURRËS,31 korrik 2013 – Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, pas një atentati me armë zjarri, objektivi i të cilit nuk është përcaktuar ende nga policia, ndërsa e gjithë zona është terrorizuar nga të shtënat.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Durrësit, tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30, ku një person ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij, në drejtim të një lokali, të tejmbushur me njerëz të të gjitha moshave.
Policia e Durrësit bën me dije se ka mundur të identifikojë sot atentatorin, duke e shpallur atë në kërkim.
Sipas bluve të Durrësit personi që hapi zjarr në drejtim të lokalit është shtetasi Agim Myftari, banues në katin e dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se gjithcka ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që hetimet e policies vazhdojnë.
Sulmi me pistoletë në mes të Durrësit, policia identifikon autorin e 4 plagosjeve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4
Teuta humbet ndaj Egnatias
Parashqevi Simaku nderohet me titullin “Qytetare nderi” e Kavajës: Jam kavajase edhe pse kam kënduar në skena botërore
Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk është arratisur, ja ku ndodhet dhe pse





