DURRËS, 29 korrik 2013 – Në kalatat e portit të Durrësit gjatë 6-mujorit të parë 2013, janë përpunuar 691 anije tregtare me 1 milion e 731 mijë ton mallra të ndryshme, duke shënuar një rritje të përgjithshme prej 2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012, thotë Autoriteti Portual Durrës (APD). Janë ngarkuar për eksport 823 mijë tonë mallra dhe u shkarkuan 903 mijë tonë mallra importi. Eksportet kanë pasur një rritje prej 41 për qind, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Anijet e specializuara kanë transportuar drejt Durrësit e anasjelltas afro 50 mijë copë kontejnerë, ose 25 për qind më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2012.

Info

Në port, deri në orën 12:15 të së hënës, 29 korrik 2013 po shkarkoheshin tri anije (400 copë kontejnerë, 2 413 tonë melaminë dhe 1 044 tonë gëlqere). Në radë qëndron anijaPagola me 14 copë kontejnerë. Rrugës drejt portit të Durrësit janë anija Silver Sand(parashikuar të vijë në mbrëmjen e 29 korrikut) me 2 600 tonë llamarinë rrotativë nga Ukraina dhe do të ngarkojë 2 600 tonë krom për eksport; më 29 korrik parashikohet të vijë anija Ibla me 4 809 tonë çimento importi; më 30 korrik 2013 anija Demetrios B që do të ngarkojë 5 100 tonë çimento për eksport; më 31 korrik anija Stella me 2 500 tonë lidhje hekuri; më 1 gusht nga Venecia anija Medontario me 75 copë kontejnerë (shih tabelën).  

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/