Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me drejtuesit e qarqeve.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 18:30 në selinë blu. Burime nga selia blu bëjnë me dije se kreu i PD-së ka thirrur në takime drejtuesit e 12 qarqeve të Partisë Demokratike. 

Burime brenda PD, shprehen se çdo drejtuesi qarku i është kërkuar plotësimi i një dosjeje të plotë me çdo parregullsi të faktuar, para datës së zgjedhjeve, ditën e zgjedhjeve, dhe gjatë numërimit.

Duket se demokratët do të nisin një betejë ligjore duke denoncuar dhe depozituar në SPAK çdo provë që kanë lidhur me procesin zgjedhor, veçanërisht rastet e shit-blerjes së votave apo tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve përmes presioneve.