3.121 të infektuar dhe 13 viktima nga COVID-19. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-i në Itali.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e shëndetësisë italiane, të cilët njoftojne, se të shëruarit gjatë këtij intervali kohorë janë 2,328.
Mesohet se 162 persona ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv.
Që prej fillimit të pandemisë, përtej Adriatikut, janë regjistruar 4.284.332 të infektuar ndërsa 127.864 persona, për fat të keq, s’kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, shkruajnë mediat.





