Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle për mjetet që  që përdorin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik.

Bëhet me dije se janë proceduar 3 drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, të cilët janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.