Në dalje të tunelit në Elbasan dy çiklistë kanë humbur kontrollin nga lagështira dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.

Mësohet se njëri prej çiklistëve është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa tjetri ka marrë lëndime të lehta.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.