Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë në rrjete sociale disa foto, ku shfaqen momente teksa qytetarët vaksinohen në shtëpitë e tyre.

Ministrja ka ndarë çaste nga vaksinimet e kryera në Bicaj të Kukësit.

Manastirliu, njofton se nga nesër do të nisë java e hapur e vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm #Covid19.
Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend
#VaksinimiShpëtonJetë