DURRËS, 18 maj 2013 – Qyteti më i vjetër dhe më i rëndësishmi i Shqipërisë, Durrësi, renditet në vendet e fundit të klasifikimit për numrin e vizitorëve dhe të ardhurave nga turizmi kulturor mes 19 qendrave në shkallë vendi.
Sajti “open.data.al”, ka bërë publike të statistikat zyrtare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të ardhurat nga turizmi kulturor 2012.
Nga tabela del se vitin e kaluar në muzetë, parqet arkeologjike kanë ardhur gjithsej 1,403,863 vizitorë, nga të cilët vetëm 102,384 turistë të huaj (ose 7 për qind).
Ndërkaq, “Dyrrah”-u, duke iu referuar po kësaj tabele, ka zbuluar se në objektet muzeore dhe arkeologjike të Durrësit kanë ardhur gjithsej… 7,255 vizitorë, nga të cilët 3,527 të huaj.
Por krahasuar me parkun e Butrintit, ku kanë shkuar 80,532 vizitorë gjithsej, nga të cilët 38,730 të huaj, vërehet shpërpjestimi paradoksal: në Durrës kanë ardhur 11,1 herë më pakë vizitorë, kurse turistë të huaj po aq më pak (rreth 11 herë)!
Jo vetëm kaq, monumentet e kulturës së Durrësit i kanë vizituar më pak se në Tiranë, Shkodër, Bylis, Vlorë, Krujë, Apoloni, Berat, Korçë.
Nga shkallë vendi nga këto vizita janë siguruar 47,669,440 lekët të ardhura, ku nga Durrësi ka “prodhuar” 1,092,900 lekë “turistikë”, kundrejt Butrintit me 30,140,650 lekë ose 27.6 herë më pakë.
Ndonjë zyrtar mundohet të përligjë fakti se një nga arsyet e kësaj panorame aspak të pranueshme, është se muzeu arkeologjik është në rikonstruksion.
Gjithsesi, Durrësi ka Amfiteatrin romak nga më të mëdhenjtë e botës antike; bazilikën e Arapajt; kështjellën antike-mesjetare; muzeun etnografik e të Aleksandër Moisiut; banjat romake; forumin bizantin; kështjellën e Skënderbeut dhe kishën e Shëna Nout në Kepin e Rodonit etj.
Në Durrës vërehet mediokritet si në institucionet publike (bashki, prefekturë, drejtori rajonale të monumenteve të kulturës, Institutin e Arkeologjië së Akademisë së Shkencave) ashtu dhe në operatorët privatë, që nuk hartojë paketa turistike me përparësi monumentet e kulturës dhe natyrës që në Durrës janë më shumë se në të gjithë vendin.
Tabelat
Numri i vizitorëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2012 sipas Parkut, Muzeut apo DRKK përkatëse
|
Park/Muze/DRKK |
Vendas |
Të huaj |
Gjithsej |
|
Amantia – Orikum |
1,896 |
363 |
2,259 |
|
Antigone |
5,722 |
584 |
6,306 |
|
Apolonia |
16,306 |
6,353 |
22,659 |
|
Butrinti |
41,802 |
38,730 |
80,532 |
|
Bylis |
12,868 |
310 |
13,178 |
|
Shkodër |
11,429 |
4,465 |
15,894 |
|
DRKK Berat |
10,009 |
12,250 |
22,259 |
|
M.Historik Komb. |
1,037,589 |
9,668 |
1,047,257 |
|
Muz Etno/SK Krujë |
73,855 |
3,345 |
77,200 |
|
DRKK Durrës |
3,728 |
3,527 |
7,255 |
|
M.K. Pav. Vlorë |
42,062 |
903 |
42,965 |
|
Kal. Gjirokastër |
2,963 |
8,184 |
11,147 |
|
MKArt Ms Korçë |
3,041 |
1,611 |
4,652 |
|
Muz. Onufri Berat |
1,995 |
3,958 |
5,953 |
|
Muz. Etno Berat |
1,916 |
1,523 |
3,439 |
|
DRKK Sarandë |
0 |
0 |
0 |
|
DRKK Korçë |
23,735 |
2,345 |
26,080 |
|
DRKK.Vlorë/port/pale |
6,161 |
3,048 |
9,209 |
|
Park.Ark.Lezhë |
4,402 |
1,217 |
5,619 |
|
Totali |
1,301,479 |
102,384 |
1,403,863 |
Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri për vitin 2012 sipas Parkut, Muzeut apo DRKK përkatëse
|
Park/Muze/DRKK |
Të ardhura (Lekë) |
|
Butrinti |
30,140,650 |
|
Apolonia |
2,933,600 |
|
M.Historik Komb. |
2,778,480 |
|
Shkodër |
2,092,400 |
|
DRKK Berat |
1,976,010 |
|
Kal. Gjirokastër |
1,845,860 |
|
Muz.Etno/SK Krujë |
1,390,000 |
|
DRKK Durrës |
1,092,900 |
|
Muz Onufri Berat |
930,000 |
|
DRKK Vlorë/port/pale |
775,200 |
|
Muz.Etno Berat |
348,040 |
|
MKArt Ms Korçë |
339,000 |
|
Antigone |
272,000 |
|
M.K. Pav. Vlorë |
236,200 |
|
Park ark.Lezhë |
210,000 |
|
Bylis |
170,700 |
|
Amantia – Orikum |
119,800 |
|
DRKK Korçë |
18,600 |
|
DRKK Sarandë |
0 |
|
Totali |
47,669,440 |
/th. m. Agjencia telegrafike “Dyrrah”/





