Autoritetet pezullojnë qarkullimin e linjes së trenave Nju York –Boston

SHBA, 18 maj 2013– Zyrtarët thonë se 60 vetë janë lënduar nga përplasja e dy trenave të udhëtarëve në shtetin verilindor Konektikat.

Autoritetet thonë se nuk ka raporte për të vdekur në kete aksident edhe pse ndodhi ne nje interval kur në trena ka zakonisht më tepër udhëtarë.

Guvernatori i shtetit Konektikat, tha se pesë vetë kanë lëndime serioze.

Operatori i trenave Amtrak ka shpallur se e ka pezulluar në afat të papercaktuar qarkullimin e linjes Nju Jork- Boston, për shkak të këtij incidenti.

Autoritetet thonë se nuk është e qartë nëse përplasja e dy trenave në qytetin Fairfield të shtetit Konektikat ishte pasojë e ndonjë gabimi teknik apo ishte vepër e qëllimshme.