Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësisë mes Elonës, Rikes dhe Ilirit. Një nga miqësitë më të forta të krijuara nga banorët, ka qenë ajo mes Ilirit dhe Elonës. Dy nga banorët më të fortë dhe interesantë gjatë këtij edicioni, kanë mbështetur vazhdimisht njëri-tjetrin dhe jo rrallë kanë përballuar situata të vetëm kundër të gjithëve. Por situata ka ndryshuar.

Me hyrjen në shtëpi të Rikes dhe krijimit të miqësisë më Elonën, duket sikur i treti, Iliri, doli disi i tepërt. Ai nuk nuk ngurruar të shprehë pakënaqësinë e tij, për faktin sa dy vajzat e kanë lënë pak pas dore. Iliri, edhe pse një natyrë me humor dhe që duket se i merr gjërat lehtë, duket se e ka vuajtur këtë situatë, duke ndenjur disa net pa gjumë. Javën e kaluar, Iliri dhe Rike u afruan shumë. Iliri nuk ngurroi për asnjë çast t’i shprehë Rikes që e pëlqen shumë si femër, aq sa u duk se flirti mes të dyve mund të kishte zhvillime interesante. Por Elona nuk ka lënë rast pa i tërhequr vëmendjen Rikes që të bëjë kujdes me Ilirin, sepsa ka një të dashur jashtë.

Por fansat që komentojnë shumë për këtë situatë, kanë një këndvështrim tjetër. Ata e thonë për Elonën se po ndihej keq nga afrimi i Ilirit me Riken dhe tërheqja e vemendjes bëhej jo se asaj i bëhet vonë për jetën e Rikes, por thjesht se është xheloze, sepse do që Riken ta ketë vetëm për vete dhe nuk do ta ndajë me Ilirin.

/Panorama/