GREQI, 18 maj 2013– Policia greke arrestoi anëtarët e një grupi, që grabiste me armë shoferët të taksive, stacionet e furnizimit me benzinë dhe dyqanet, në rajone të ndryshme të Atikës.
Policia arrestoi 3 shqiptarë, dy nga të cilët 23 vjeçarë dhe një tjetër 22 vjec.
Ata u kapën, pasi dje hipën në një taksi të drejtuar nga një 27 vjeçar dhe në një pikë të rrugës e kërcënuan atë me revolver dhe thikë, morrën me vete paratë dhe e zbritën me dhunë nga makina.
Më pas, të maskuar me kapucë në kokë dhe nën kërcënimin e një pushke gjuetie dhe një revolveri, kërcënuar punonjësin e një dyqani duke i marrë 1 000 euro, ndërsa në një stacion gazi me të njëtat armë, kërcënuan duke marrë 695 euro.
Viktimat denoncuan dhe policia arriti të identifikojë grabitësit, edhe nga imazhet e kamerave të sigurisë (foto).
Në shtëpitë e tyre u gjetën dhe u konfiskuan, një pushkë gjuetie, një revolver, fishekë, maska dhe doreza plastike.
Sipas policisë, 23 vjecari shqiptar ishte i liruar me kusht, nga një dënim me burg për shtatë 7 vjet dhe 4 muaj, për katër plaçkitje kundër shoferëve të taksive, që e kishte kryer në bashkëpunim, në vitin 2009. Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Athinës.
Ndërkaq një shqiptar tjetër është arrestuar, sepse kishte vjedhur në një magazinë 662 litra vaj dhe një sasi rakie.
Policia po kërkon edhe një bashkëpunëtor tjetër në këtë vjedhje.


