GJIROKASTER, 18 maj 2013–  Policia e qyteti të Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion antidrogë, me anë të të cilit arriti të sekuestronte 60 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Pas këtij operacioni janë shpallur në kërkim dy të rinj 18-vjeçarë, I.M. dhe D.A. nga Hormova, të cilët po transportonin lëndën narkotike në një çantë shpine duke kaluar përmes kodrave pranë Hormovës, për të shmangur postbllokun.

Sapo kanë vënë re policinë dy të rinjtë kanë hedhur lëndën narkotike dhe janë larguar në pyll.

Burime nga policia e Gjirokastrës, bëjnë me dije se marijuanën e kishte blerë në Lazarat një qytetar nga Tepelena,i cili është identifikuar.

Ky shtetas, i cili është shpallur në kërkim, transportoi marijuanën me makinë deri pranë postbllokut.

Ai i ka dhënë dy të rinjëve lëndën narkotike, për të shmangur policinë.

Personi ng Tepelena do të çonte lëndën narkotike në Vlorë, dhe pastaj do ta transportonte atë drejt Italisë.

Lënda narkotike e fshehur në çantë, ishte ndarë në 40 pako 1.5 kg secila.