TIRANE, 17 maj 2013– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi sot nëpërmjet shortit, renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. Mbledhja nisime debate lidhur me shortin për renditjen e subjekteve zgjedhore ne fleten e votimit. 

Përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj u shpreh se akti nuk mund të miratohet me katër vota. Fjala e tij u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, i cili argumentoi se shorti është një akt i thjeshtë dhe jo normativ, dhe miratohet me katër vota. Nëse kjo procedurë do të ishte akt normativ, atëherë në bazë të Kodit do të kërkonte patjetër 5 vota për të marrë miratimin. 
 

1-Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres renditet e para në fletën e votimit 
2-Partia Popullore Kristian-demokrate renditet e 2 
3-Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane renditet e 3 
4-Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim renditet e 4 
5-Shorti në KQZ, Partia Aleanca Kuqezi renditet e pesta në fletën e votimit 
6-Partia Fryma e Re Demokratike renditet e 6 në fletën e votim