DURRES, 17 maj 2013– Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, ka festuar sot tre vjetorin e krijimit të saj. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë ushtarakë të lartë, përfaqësues të qeverisë Shqiptare si dhe diplomat të huaj. Shefqet Bruka, drejtori i QNOD-ës, teksa bëri një retrospektivë të shkurtër përsa i përket funksionimit të kësaj qendreje si dhe operacionet e zhvilluara përgjatë këtyre viteve që nga krijimi i saj, shprehu mirënjohje për të gjithë ata persona qofshin këta shtetas të huaj apo shqiptar që kontribuan në rritjen e efikasitetit të funksionimit të kësaj qendre mjaft të rëndësishme përsa i përket monitorimin të kufijve blu. Gjatë këtyre tre viteve të funksionimit të saj,kjo qendër tha Bruka ka menaxhuar 56 operacione kërkim-shpëtimi në det,192 operacione vëzhgimi, si dhe 337 operacione kundër peshkimit të paligjshëm.

I pranishem në  ceremoni Atashehu Amerikan Glenn Brown u shpreh se implementimi kësaj qendre të rëndësishëm rrit efiçencën e monitorimit satelitor të ujërave në përputhshmëri të plotë me standartet e kërkuara. Por nga ana tjetër theksoi Brown, sigurimi i kufijve lejon lëvizjen e lirë siç është dhe liberalizimi i vizave, ku çdo turistë i huaj mund të vijë në Shqipëri për të shijuar bukuritë natyrore, ashtu sikurse çdo shtetas shqiptar lëviz i lirë drejt vendeve të tjera. 

"Misioni për të mbrojtur e siguruar kufijtë shqiptar janë dy nga misionet kryesore të kësaj qendreje pasi ndikon drejtpërsëdrejti në të ardhmen e Shqipërisë. Sigurimi i kufijve lejon çështje të tilla si liberalizimi i vizave dhe bashkëpunimi. Të jesh në gjendje të bësh operacione kërkim-shpëtimi, lejon njerëzit e Shqipërisë dhe turistët të vijnë e të shpenzojnë para në vendin tuaj. QNOD-ja është një qendër mjaft e rëndësishme, ashtu sikurse është dhe bashkëpunimi Ndërinstitucional. Qeveritë e mbarë botës përpiqen të arrijnë një bashkëpunm ndërinstitucional dhe Shqipëria ia ka arritur", tha atashehu amerikan. 

Në fund të ceremonisë drejtori i QNOD-ës, ndau 20 çertifikata mirënjohje për punonjësit e administratës të huaj dhe shqiptar, për kontributin e dhënë në drejtim të rritjes së efikasitetit në punë. Ndërkaq nga sot salla e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës do të mbajë emrin e të ndjerit Fiqiri Kupe, ish-drejtori qendrës. Kjo qendër ka pajisje të modernizuara për kontrollin e hapësirës ujore në Republikën e Shqipërisë, duke bërë koordinimin midis 6 ministrive.

/e.a. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/