TIRANE, 17 maj 2013– Zgjedhjet e 23 qershorit janë test kyç për integrimin e Shqipërisë në bashkimin evropian.

Ka qenë kjo deklarata e ambasadorit të BE-së pas takimit që zhvilloi me drejtuesit e ekipit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR.

“Konkluzionet e Këshillit Evropian ishin që organizimi i zgjedhjeve do jetë test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri dhe me rëndësi për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne kemi premtuar që do ta mbështesim procesin dhe po e mbajmë fjalën që kemi dhënë. Ne jemi të interesuar për Shqipërinë, për shqiptarët si dhe për procesin zgjedhor. Ne besojmë që shqiptarët meritojnë një proces të mirë dhe po e tregojnë këtë gjë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe po e tregojmë pikërisht këtë gjë”-theksoi ambasadori Sequi.

Ambasadori i Bashkimit Europian shprehu vlerësimin maksimal për vëzhguesit dhe theksoi se ky mision është pjesë e angazhimit të BE-së në lidhje me zgjedhjet shqiptare.