Shqipëria ka mbetur jashtë finales së Eurovisionit të sivjetshëm, pasi Bledar Sejko dhe Adrian Lul Gjuraj nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme.
“Identiteti”, që është i pari bashkëpunim i Bledar Sejkos dhe Ardian Lulgjuraj dhe përmban nuanca muzikore nga trevat e ndryshme shqiptare, nuk ka mbledhur vota te mjaftueshme nga publiku.
Në gjysmëfinalen e mbajtur sonte për finale janë kualifikuar këto shtete:
Hungaria, Azerbajxhan, Gjeorgjia, Romania, Norvegjia, Islanda, Armenia, Finlanda, Malta dhe Greqia.
Finalja do të mbahet të shtunën.





