Rrëfimi i çiftit të ri të cilët u hodhën në lumin Cem të fryrë nga prurjet e mëdha për ta shpëtuar dashurinë e tyre; I kanë gjuajtur me gurë dhe u janë kërcënuar me vrasje
Shumë media e kanë transmetuar informacionin për çiftin e dashuruar që janë hedhur në lumin e fryer Cem (Cijevna), dhe janë shpëtuar nga pjesëtarët e policisë së malit të Zi, vetëm e vetëm për të shpëtuar dashurinë e tyre të flaktë.
Historia e çiftit të ri të dashuruar nga Podgorica e Malit të Zi, që janë hedhur në Cem të kapur dorë për dore sipas të gjitha gjasave e ka marrë epilogun e vet. Pasi që i ka shpëtuar policia nga lumi i fryer Cem para se të mbyten, 18 vjeçarja Anela Kolenoviq, e ka braktisur familjen e vet dhe është shpërngulur në shtëpinë e të dashurit të sajë, Zekri Kabashit.
Pasi i kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt nga lumi Cem, dhe rikuperimit në spitalin e Podgoricës, Anela Kolenoviq 18 vjeçare dhe 20 vjeçari Zekri Kabashi, kanë vendosur që ta vazhdojnë jetën e përbashkët.
Djaloshi 20 vjeçar Zekri Kabashi, pasi është hedhur së bashku me Anelën në lumin Cem, ka hasë në një pus të rrezikshëm dhe mezi i ka shpëtuar vdekjes së sigurtë, falë kapjes për një degë dhe më pas e kanë shpëtuar pjesëtarët e policisë malazeze. Ndërkaq, Anela, pas kërcimit në Cem, është kapur për një shkëmbi dhe më pas është shpëtuar po ashtu nga pjesëtarët e policisë.
“Pjesëtarët e policisë fillimisht më erdhën mua në ndihmë, por unë u sugjerova që më së pari ta shpëtojnë ate-Zekriun, sepse kishte filluar të mbytej. Na ndihmoi edhe fati. Nëna ime, vëllau dhë një komshi kanë qenë në breg të lumit dhe dhjetë minuta nuk kanë ftuar policinë. E kanë ftuar atëherë kur kanë vlerësuar se unë nuk mundem më të përballoj qëndrimin në ujërat e ftoftë të lumit Cem, ndërsa Zekriu tërë kohën ka luftuar me jetë a vdekje me valët e lumit të fryrë-Cemit”-u ka deklaruar Anela mediave në Mal të Zi.
“Na kanë gjuajtur me gurë dhe atëherë vendosëm të hidhemi në Cem”
Ky çift i ri e kanë filluar lidhjen e tyre që para tre vjetëve, por familja ka kuptuar për lidhjen para më shumë se një viti. Që atëherë kanë filluar sikletet e tyre, sepse Anelës ia kanë bërë të ndaluar takimin dhe lidhjen me Zekriun e ëma dhe vëllai. Shkak për këtë ndalesë ka qënë përkatësia fetare; Anela është myslimane ndërsa Zekriu është katolik.
Përkundër papajtueshmërisë së familjarëve, dashuria e këtyre dy të rinjve, Anelës dhe Zekriut ka qenë më e fortë. “Atë ditë, ditën kritike, ne kemi shëtitur buzë lumit Cem, kur na kanë vërejtur nëna ime dhe ai komshiu. Kanë vrapuar pas nesh duke iu bashkangjitur edhe vëllai im. Kanë hedhë me gurë pas nesh, ndërsa ne duke qëndruar skaj lumit, vendosëm që të hidhemi në ujërat e ftohta të Cemit”-ka thënë Anela.
Pas këtij akti dhe pas kësaj ngjarje që ka mundur të përfundojë tragjikisht, ajo ka vendosur që të mos kthehet përsëri në familje, por jetën e sajë ta vazhdojë së bashku me të dashurin e sajë në shtëpinë e tij. '' Akoma jemi nën stres, por, sapo të qetësohemi do të kurorëzohemi”-ka thënë Anela.
Ata kanë pranuar dhe pohuar se komshiu i cili ka qenë me nënën e Anelës në ato momente, vazhdimisht i ka përcjellur, iu është kërcënuar dhe vazhdimisht e ka informuar nënën e Anelës për takimet e sajë më Zekriun.
''Posikur të ishte ndonjë agjent, posikur ta kishte angazhuar nëna ime që të na përcjellë”-ka pohuar Anela.
E ëma e Anelës, ka shkuar disa herë para shtëpisë së Zekriut dhe i është kërcënuar të atit, se do tia vrasë të birin.
”Ndokush duhet të përgjigjet për të gjitha këto sulme” mendon dhe vlerëson i riu i dashuruara Zekri Kabashi, duke shtuar se komshiu i Anelës, që vazhdimisht i ka përcjellë, pas incidentit, pas kërcimit në Cem, ka ardhë edhe në spital ku u është dhënë ndihma e parë, dhe ka vazhduar me ofendime ndaj çiftit të dashuruar.
(INA)





