BAJRAM CURRI, 16 maj 2013- Një 19-vjecare ka tentuar t’i japë fund jetës sot në Bajram Curri.
Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen partizani të qytetit, ndërsa mësohet se shkak për këtë akt është bërë një zënkë me nënën.
19-vjecarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është vetëplagosur me thikë.
Burime nga qyteti verior bëjnë me dije se vajza është vetëqëlluar në prani të vëllait të vogël, menjëherë pas sherrit që pati me të ëmën.
Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, e shtruar në spitalin e Gjakovës.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.





