DURRES, 10 maj 2013- Dy persona të kërkuar janë kapur nga strukturat policore të Portit të Durrësit gjatë ditës së sotme, njëri prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale të krimit të organizuar. Franko Murja, 26 vjeç, banues në Laprakë Tiranë, është arrestuar nga policia, pas verifikimit të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare në kohën kur po hynte në territorin shqiptar rreth orës 10.30 minuta. Ky shtetas, rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences Itali ka lëshuar ndaj tij urdhërin e arrestit ndërkombëtar nr.1030/10 R.G.N.R-N.5212/12 datë 03.12.2012 për një sërë veprash penale si ”Trafikim i lëndeve narkotike”, “Shfrytëzim prostitucioni”, ”Pjesmarrje në organizate kriminale” dhe “Emigracion i paligjshem” .Nga ana e policisë u bë arrestimi i këtij shtetasi, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pasaporta e tij biometrike si dhe u kryen veprime të tjera proceduriale.
Ndërkohë, pak orë më pas, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan në hyrje një tjetër person të kërkuar, shtetasin Artor Tahiri, 41 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim penal datë 27.04.2012 e ka dënuar me 15 muaj e 21 ditë burgim për veprën penale të falsifikimit. Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës po vijon kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale ndaj tij dhe materialet do t’i përcillën për ndjekje Prokurorisë së Rrethit.
/e.a. Agjencia Lajmeve “Dyrrah”/





