SHBA, 10 maj 2013– Të gjithë e dimë që Bleona Qerreti është e martuar dhe thuhet se ka një martesë të lumtur, mirëpo ajo ka folur në superlativ për Princ Harryin, përderisa është duke qëndruar në Londër për të promovuar këngën e saj të re.

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se Princ Harry, që njihet si një person i dhënë pas aventurave nëpër vende të ndryshme të botës, por ai njihet në sferën sentimentale.

Nëse romanca e tij me Cressida Bonas nuk ka funksionuar, Princ Harry gjithmonë mund t’i përgjigjet Madonnas shqiptare me një thirrje, shkruan gazeta.

Bleona Qerreti është një këngëtare 33 vjeçare, e cila llogarit se i ka shokë Princin e Monakos Albertin dhe dizajnerin e njohur Roberto Cavalli.

Shoku i saj Donald Trump ka theksuar se ajo ishte “personi i famshëm që ai kurrë s’e kishte takuar”, ku ata u takuan para pesë viteve.

Bleona është duke e vizituar Londrës dhe është në pritje për t’u njoftuar me personin e oborrit mbretëror.

“Prin Harry dhe unë kemi shumë shokë të përbashkët dhe ata me kanë treguar gjithçka për të, kështu jam e lumtur që ne do të takohemi”, ka thënë Bleona – e cila pritet që të lansoi singlein e saj “Take It Like A Man”, muajin e ardhshëm.

Megjithatë, pavarësisht reputacionit të Harryit si një adhurues ahengjesh, këngëtarja, e cila gjithmonë vesh veshje të rrezikshme në skenë, përfshirë edhe një sy kristal të Swarovskit të përcjell me një veshje lekure me vlerë 13 000 funta, nuk është problem për të.

“Mendoj se ai është i bukur dhe kam dëgjuar se është paksa i egër, gjithashtu”, ka thënë Bleona për Daily Mail.

“Natyrisht ai është princ dhe nuk supozoj që duhet të bëj gjëra të këtilla, mirëpo në fund të ditën ne të gjithë jemi qenie njerëzore dhe edhe unë dëshiroi të argëtohem kështu që ai me duket real në këtë gjë. Çfarë qëllimi është të qenit princ kur keni gjithçka në këtë botë, por nuk mund të jeni vetvetja”, ka thënë në fund këngëtarja shqiptare.