SHBA, 10 maj 2013– Kampion olimpik i velës, britaniku Andrew Simpson, ndërroi jetë pasi katamarani i tij 24-metërsh u përmbys, ndërsa po stërvitej në Gjirin e San Franciskos, në SHBA.

36-vjeçari ndodhej në drejtimin e katamaranit së bashku me 11 anëtarë të stafit, por gjatë përmbysjes, një e papritur e njohur në këtë sport, ai pati fatin e keq që këmba e tij u ngatërrua në disa litarë, duke mbetur poshtë ujit për disa minuta, përpara se të shpëtohej nga shokët e skuadrës.

Kampioni u asistua në vendngjarje dhe më pas në daljen në breg, por në mbërritjen e shërbimit të urgjencës, mjekët nuk mund të bënin gjë tjetër përveçse të deklaronin Simpson të vdekur.

Simpson dhe ekuipazhi i tij ndodheshin në San Francisko për t’u stërvitur, përpara mbajtjes së një kupe ndërkombëtare për katamaranët, në të cilën së bashku me ekipin e tij, britaniku duhet të mbronte titullin kampion të fituar në 2010-n.

Andrew Simpson kishte fituar medaljen e artë në Pekin 2008 dhe të agjendën në Londër 2012 në velën individuale për meshkuj.