KORCE, 10 maj 2013– Një rast pedofilie është shënuar në qytetin e Korçës ku një 15-vjeçare ka denoncuar në polici një person, me akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të me dhunë.
E mitura me iniciale K.A. nga fshati Libonik i ka treguar policisë se shtetasi Emiljan Dine, 33 vjeç, banues në fshatin Dersnik, Korçë ka ushtruar vazhdimisht presion mbi vajzën duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie intime.
I riu Dine njihet se person me precedent penalë, ai ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Gjate kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Emiljano Dine u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 copë fishekë kalibri 9 mm, 1 silenciator armë zjarri, 1 krehër pistolete, 2 thika, ndërsa në lokalin e tij u gjet dhe një sasi prej 15.4 gr lende e dyshuar si narkotike “Canabis sattiva”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”, ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te ftohta”.





