KANADA, 10 maj 2013– Lee David Clayworth nga Vankuveri, mësues në Kanada, ka qenë cak i sulmeve kibernetike për një kohë të gjatë.
Ai tregon se Lee Ching Yan nha Malajzia, me të cilën kishte një lidhje dashurie disa mujore ndërsa punonin si mësues në Malajzi në vitin 2010, i ka humbur atij karrierën dhe i ka shkatërruar jetën.
Ai pohon se pas përfundimit të marrëdhënies së tyre Yan kishte hyrë në apartamentin e tij dhe i kishte vjedhur laptopin.
Nga aty ajo kishte marrë fotografitë në të cilat ai ishte i zhveshur dhe i kishte publikuar në shumë Webfaqe për takime.
Megjithëse Lee ka fituar një betejë gjyqësore lidhur me rastin në internet ende qarkullojnë fotografi të tij nën shkrimet “dashnor i fëmijëve” ose “pedofil.





