DUNCANVILLE, 10 maj 2013– Jeff Bliss, është studenti, i cili me aktin e tij revoltues ndaj pasivitetit të mësueses për procesin e mësimit, meriton çdo lavdëratë dhe respekt.

Ti nuk duhet të jesh këtu ulur, por në të kundërtën të bësh mësimin më të dashur për ne nxënësit, duhet të komunikosh fytyrë me fytyrë me neve, të na bësh më të eksituar që të mësojmë.

Sjellja jote është një sjellje bushtrash.

Janë këto disa nga fjalët që Jeff Bliss ia tha mësueses së historisë, pasi ajo kishte vendosur që të përjashtojë atë nga ora e saj.

Një nxënës tjetër të gjithë rastin e kishte kapur me kamerën e telefonit dhe të njëjtin e ka uploaduar në youtube.

Videon deri më tani e kanë parë me qindra mijëra njerëz.

Jeff thotë që nuk ndjen nevojën që të kërkojë falje ndaj mësueses dhe se atë çka e ka thënë vërtetë e ka menduar.