DURRES, 10 maj 2013– Ditën e djeshme më datë 09.05.2013, rreth orës 21.30, u bë ekzekutimi i vendimit penal datë 08.05.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës në bazë të së cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Mashtrimit” për shtetasin Mario Kapedani, 29 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë së Durrësit, ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale të mësipërme më datë 19.04.2013.
Gjithashtu, ndaj, Mario Kapedanit, 29 vjeç më datë 09.05.2013 filloi edhe proçedimi penal për veprën penale të vjedhjes, pasi bazuar në kallëzimin e bërë në Polici nga shtetasi me iniciale E.V., rezulton se Mario Kapedani më datë 05.05.2013 i ka vjedhur 15 çadra dhe shezlone këtij shtetasi, të cilat më pas i ka shitur për skrap në pikat e grumbullimit.
Sipas policisë së Durrësit materialet proceduriale të përpiluara ndaj 29 vjeçarit Mario Kapedani iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit për ndjekje të mëtejshme.





