DURRËS, 10 maj 2013 –Ka natyrë të bukur, ajër të freskët dhe njerëz gazmorë, kështu reklamohet në sajtet ruse qyteti i Durrësit, veçanërisht vlerësohen plazhet.
“Dyrrah”-u jep një përmbledhje të një shkrimi promovues në sajtet turistike të Moskës.
Në Durrës ka vende interesante të tilla si: eksponatet e muzeut arkeologjik, kështjella veneciane, banjat romake, si dhe restorantet e mrekullueshme me kuzhinë italiane, turke.
Në Durrës janë restorantet më të mira të kuzhinës italiane.
Siç thonë ata, madje edhe vetë italianët, “nëse doni të provoni vërtet kuzhinën italiane, shkoni në Shqipëri”.
Kuzhina e larmishme me prodhime deti do të kënaqte dhe nazeliun më të madh.
Plazhi shtrihet përgjatë rrugës kryesore të qytetit.
Rëra dhe uji i cekët pak metra nga bregu i detit e bëjnë këtë plazh një destinacion të mirëpritur për familjet me fëmijë.
Plazhi më tërheqës i Durrësit është ai i Currilave, në pjesën veriore të bregdetit.
Plazhi me guralecë e rërë ofron një atmosferë shtëpiake që nuk mund të ta japin plazhe të tjera.
Një plazh tjetër i mirë në Durrës, po ashtu shkëmbor dhe ranor, quhet Porto Romano.
Në plazh mbretëron një atmosferë intime dhe uji i pastër blu.
Një vend shumë interesant i Durrësit është zona e Ishmit dhe Gjiri i Lalëzit, që ndodhen në veri të qytetit, bri Kepit të Rodonit.
Natyra e bukur, ajri i freskët dhe njerëzit gazmorë, ju tërheqin kaq shumë për të kaluar pushimet me familjen në këtë plazh.
Durrësi vizitohet aktivisht prej turistëve nga e gjithë Evropa.
Durrësi ka bibliotekën publike, qendrën kulturore dhe teatrin “Aleksandër Moisiu”, teatrin e estradës dhe teatrin i Kukullave, filarmoninë e Durrësit, muzeun arkeologjik dhe muzeun historik dhe shumë vende të tjera interesante.
Një kolorit të veçantë qytetit i jep fryma e arkitekturës italiane në fasadat e ndërtesave në rrugët e ngushta të qytetit.
Video: Një tur në plazhet e Durrësit (http://www.albaniantravel.ru/content/plyazhnyi-tur-v-durres.html)
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





