SIDNEI, 10 maj 2013– Ekipet e shpëtimit në Australi po vazhdojnë kërkimet për dy persona që figurojnë të humbur nga një anije me udhëtarë që u ankorua në brigjet e Sidneit.
Policia tha se pasi studioi videon e regjistruar me kamerat e vendosura në anije, u arrit në përfundimin se një çift, burri 30-vjeçar dhe gruaja 26 vjeçe ranë nga kuverta e anijes, rreth 69 milje larg brigjeve të Wales të Ri Jugor.
Autoritetet janë duke hetuar mbi rrethanat në të cilat u zhduk çifti.





