TIRANE, 9 maj 2013– Më erdhi dhe kërcënimi i parë nga pushteti i pas 23 Qershorit – shkruan Mero Baze në faqen e tij në Facebook dhe poston bashkëngjitur një tekst që i është dërguar nga Koço Kokëdhima, kandidati i listës së PS-së në Vlorë.

Në një reagim ndaj editorialit të Mero Bazes, Kokëdhima e krahason atë me Berishën dhe premton se do të merret me të pas 23 qershorit. Ja e-maili i Kokëdhimës dërguar gazetës TemA:

“I dashur Mero,

E lexova shkrimin tuaj dhe pavarësisht se sa i sofistikuar është mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifës, i pavërtetë dhe keqdashës si Sali Berisha për mua.

Tani nuk kam kohe, por pas 23 qershorit do t’i kthehem diskutimit dhe shpjegimeve të hollësishme për mendimet e tua.

Miqësisht

Koço Kokëdhima”.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, duke komentuar kërcënimin, tha se e vetmja gjë pozitive qenka premtimi se:

“nuk ka kohë” pasi shpresoj se do të shkojë në Jug për fushatë. Shpresojmë të mos na bëhet simbol i opozitës para 23 qershorit, siç dëshiron Berisha”.

 

http://www.gazetatema.net/web/2013/05/09/kokedhima-kercenon-temen-ne-emer-te-pushtetit-te-pas-23-qershorit/