TIRANË, 9 maj 2013- Në ceremoninë “100 vjet drejtësi” që mblodhi bashkër ish ministrat e drejtësisë së Shqipërisë ndër vite, ish-kreu i Drejtësisë Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër drejtësinë shqiptare.
“Eshtë mirë të shkruhet 100 vjet padrejtësi, dhe këtë e them që të përshtatem për periudhën që njoh unë”- tha Ngjela gjatë fjalës së tij, duke iu referuar periudhës 45 vjecare që ka dhunuar popullin, drejtësise së çalë në 20 vitet e fundit.
“Më fal që të atakoj z Ministri (Halimit), por Ministria e Drejtësisë ka qenë një administratë që është përpjekur por nuk ia ka dalë, a do vijë një moment që të themi a ka drejtësi në Shqipëri, nuk është faji i administrimit, por një doktrine që funksionon, ne nuk kemi gjyqtarë të pavarur, turp ta thuash por më duhet ta theksoj se gjykatat tentojnë të jenë koorporata biznesi”- tha Ngjela.
Sipas tij, populli nuk i beson gjykatat.
“E vetmja që duhet të bëjë MD eshte t’i kthejë popullit besimin te drejtësia, a do ketë mundësi tua kthejmë shqiptarëve besimin te drejtësia? Nuk e di, duhet personalitet shumë i madh. Unë u respektoj për punën e bërë, ka ecje përpara, por gjithsesi të gjitha institucionet duan reformim, në kuptimin e ligjit dhe koshiencën e drejtësisë. Drejtësia zoti ministër nuk është pikëpamje, për të nuk ka pikëpamje të ndryshme, është koshiencë. Te shhoqëria jonë nuk ekziston koshienca e ligjit”- tha Ngjela.





