POGRADEC, 9 maj 2013- Bashkim Fino, deputet i PS-së vlerësoi sot nga qyteti juglindor se largimi i Arben Malaj nga partia do të ketë kosto për PS.
Fino tha se shpreh keqardhje për këdo që nuk është përfshirë në listat e kandidimit.
“Kur ka një vendim kolegjial, absolutisht ai duhet respektuar. Personalisht mund të më vijë keq për këdo, jo vetëm për atë, por edhe për kolegë të tjetër që ishin në grupin parlamentar dhe sot nuk janë të përfshirë, dhe sot nuk janë të përfshire. Por kjo nuk do të thotë se ne po punojmë sot për të dhënë pagën 70 apo 75 deputetët dhe ish-deputetë kolegë të mi janë pjesë e skuadrës dhe do bëjnë pjesë në struktura të tjera të shtetit, qoftë këtu ekzekutivin apo struktura të tjera”.
Lidhur me mbështetjen që ish-kreu i PS, Nano i ka ofruar Malaj në fushatë elektorale, Fino shtoi se më etike do të ishte që Nano të rreshtohej në krahun e ekipit fitues të PS.
“Z. Nano këtë radhë të paktën duhet të rreshtohet në ekipin fitues të PS. Sepse ka 8 vjet që Shqipëria po rrënohet nga qeveria aktuale dhe do ishte në nderin e tij nëse ai do të rreshtohet në ekipin fitues të PS. Sipas Finos, largimet nga listat kanë qenë të studiuara nga kryesia e PS. “Nuk janë zgjedhje personale janë zgjedhje të studiuara nga zyra e organizimit elektorale sepse të ishte ndryshe të gjithë do të kishim bërë zgjedhje vetëm personale dhe do kishim kandiduar aty ku donim ne”.





