FIER, 9 maj 2013– Një 50 vjeçar është goditur disa herë më thikë nga një person i paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në lagjen “ Kastriot” të qytetit të Fierit.
I plagosuri Agim Saliaj punon si roje në një shkollë private.
Sipas policisë ai kishte dalë nga banesa e tij në lagjen “11 janari” dhe po i drejtohej shkollës ku punonte.
Pak metra përpara se të mbërrinte është sulmuar duke u plagosur rëndë.
Dëshmitarët thanë se një përson që levizte me makinë ka zbritur nga mjeti dhe e ka goditur me thike 50 vjecarin.
Policia po heton për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.





