Ja një dëshmi se për dashuri nuk është kurrë vonë.
Marjorie Hemerd në moshën 106 thotë se e ka gjetur dashurinë e jetës.
Marjorie dhe Gavin Crawford (73 vjeç) u njohën në shtëpinë e pleqve, por asnjëherë nuk i shkoi në mend se do të dashuroheshin aq shumë me njeri -tjetrin.
"Nuk rrimë dot pa njeri-tjetrin. Kuptohemi shumë mirë, dhe mosha nuk na pengon aspak", thotë ajo.
Ndërsa Gavin thotë se Marjorie është vërtetë një grua dinamike plotë me jetë.
"Gjithmonë qeshim kur jemi bashkë. Ajo e shikon jetën shumë pozitivisht, dhe prandaj e dua aq shumë", thotë Gavin.
Asnjëri nga të dy nuk ka qënë i martuar më parë, dhe thonë se nuk e kanë në plan ta bëjnë një gjë të tillë, duke shtuar se ata vetëm duan të rrinë pranë njeri-tjetrit deri në fund të jetës së tyre.





