SHKODER, 8 maj 2013– Nga qyteti i Shkodrës, ku ishte i pranishëm në një aktivitet të organizuar në kuadër të Ditës së Europës, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, ka kritikuar partitë politike për përfshirjen e ulët të grave në lista. Ambasadori Sequi nënvizoi se në lista nuk pasqyrohet kërkesa e BE-së, ku 30% e kandidatëve të jenë femra.
“Nuk ishte ajo që prisnim për përfaqësimin e grave. Njoh deputete të cilat kanë bërë një punë shumë të mirë. Kemi kërkuar që përfaqësimi i grave të ishte më i madh.
Kam kërkuar që 30% e kandidatëve në lista të jenë gra. Të mundohemi dhe të sillemi çdo ditë si evropianë”, deklaroi ambasadori Sequi.





