DURRES, 8 maj 2013– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zbardhur listën me emrat e kandidatëve për deputetë  që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit.  PDIU do të garojnë në 12 qarqet e vendit.

Në qarkun e Durrësit listën e kryeson Fatmir Voloti, i pasuar nga Sali Bajo dhe  Jonada Mano.  Dashamir Tahiri, një nga deputetët më në zë të kësaj partie, kryeson listën në qarkun e  Vlorës.  PDIU  ka paraqitur në Tiranë me 36 kandidatura, në Berat 8,  në Dibër 6, në Durrës 13,  në Elbasan 13,  në Fier 16,  5 kandidatura në Gjirokastër, në Korçë 12,  në Kukës 4,  në Lezhë 7, në Shkodër 13 dhe 10 kandidatura në qarkun e  Vlorës.  PDIU synon të zgjidhë në kompleks të gjitha padrejtësitë dhe problemet e mbetura pezull në raport me çështjen Çame brenda akteve e konventave ndërkombëtare.Lista e kandidatëve që u dorëzua mbrëmjen e djeshme pranë KQZ-së përfshin intelektualë nga të gjitha fushat ndërsa ajo ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Kodit Zgjedhor, përfshirë këtu edhe kuotat për kandidate femra apo pastërtinë e figurave.

DURRËS

FATMIR QAMIL VOLOTI

SALI NIJAZI BAJO

JONADA MANUSH MANO

TASIM BESHO BESHO

ABAZ IDRIZ HADO

ANIKA PETRAQ TANE

SKENDER XHEMAL GJONI

ARBEN MEHMET XHEMALI

HYSEN RIZA BAJRAMI

EDLIRA QANI BOJARI

RIZA SHUAIP ALUSHI

KEIDI LUTFI SEJDIU