SHBA, 8 maj 2013– Një tjetër tragjedi ka ndodhur për shkak të armëve pa kriter që qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Huston të Texas, një fëmijë i moshës 5 vjeçare qëlloi me pushkë të kalibrit 22, duke lënë të plagosur të vëllanë vetëm 7 vjeç.
Dy fëmijët, kishin qëndruar vetëm për pak minuta, pasi nëna e tyre sapo i kishte larë dhe kishte shkuar për të mbledhur e rregulluar banjën.
Gjatë kësaj kohe djali i vogël mori pushkën që ndodhej në shtëpi dhe nisi të luajë me të, por gjatë kësaj kohe arma u shkrep, duke bërë që të plagosë të vëllanë.
Gjithsesi nuk janë ende të qarta rrethanat e plagosjes dhe as mënyra se si i vogli ra në kontakt me armën.





