TIRANE, 8 maj 2013– Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Belind Luli 28-vjeç, pasi ky i fundit ka tentuar të vrasë dy persona të tjerë.

Dje nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit u bë e mundur kapja dhe më pas arrestimi në kushtet e flagrancës së shtetasit Belindi Mark Luli, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se dyshohet se në datën 30.03.2013 tek “Mbikalimi i Kasharit”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit, Tonin Pjeter Kotica, 34 vjeç dhe Rigers Lek Bardhoku, 28 vjeç. Shtetasi i përmendur ishte shpallur në kërkim më datë 30.03.2013”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi të rëndojnë veprat penale si “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentative dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.