BELGJIKE, 8 maj 2013- Vjedhja në aeroportin e Brukselit-arrestohen 31 persona

Policia në Belgjikë, Zvicër dhe Francë kanë arrestuar 31 persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me njërën prej plaçkitjeve më të mëdha në botë të diamanteve.

Prokurorët belgë kanë thënë se kanë arritur të sekuestrojnë shuma të mëdha parash dhe disa nga diamantet që ishin plaçkitur në aeroportin e Brukselit në muajin shkurt.

Vjedhja ishte kryer nga një bandë e cila kishte arritur të depërtojë në ngarkesën e aeroplanit që po priste të nisej për në Zvicër.

Vlera e diamanteve të vjedhur ishte 50 milionë dollarë.